I befasoi të gjithë me veprimin e tij të fundit, Vinicius Junior merr vendimin përfundimtar për të ardhmen
Yan Diomande është shumë pranë realizimit të ëndrrës së madhe. Sulmuesi i ri është nisur drejt Madridit, ku pritet të finalizojë transferimin e tij te Real Madridi.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka publikuar edhe pamjen e parë të lojtarit gjatë udhëtimit drejt kryeqytetit spanjoll.
Diomande udhëton i shoqëruar nga agjentët e tij, ndërsa tashmë pritet vetëm përfundimi i procedurave dhe firmosja e kontratës me “Los Blancos”.
Sipas raportimeve, talenti do të firmosë një marrëveshje afatgjatë me Real Madridin, e vlefshme deri në qershor të vitit 2032, duke u bërë një tjetër investim i madh i klubit madrilen për të ardhmen.
Operacioni për transferimin e Diomandes pritet të jetë një nga më të kushtueshmit e verës, me një vlerë që arrin rreth 140 milionë euro, të cilat do të shkojnë në arkat e RB Leipzig.
Real Madridi e ka ndjekur prej kohësh futbollistin, i cili shihet si një prej talenteve më premtues në futbollin botëror.
Top Channel