Bilanc tragjik nga sulmet ruse në Ukrainë, të paktën 10 të vrarë në disa rajone

06/08/2026 13:47

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pas një serie sulmesh ruse në disa zona të Ukrainës gjatë orëve të fundit.

Sipas autoriteteve lokale ukrainase, viktima janë raportuar në disa rajone, përfshirë Odesën, Kharkivin dhe Dnipropetrovskun.

Në portin e Odesës, një person ka mbetur i vrarë pas një sulmi ndaj një anijeje që transportonte grurë ukrainas në Detin e Zi. Në rajonin e Kharkivit, autoritetet raportuan dy viktima pas një sulmi rus ndaj një stacioni treni, ndërsa tre persona të tjerë humbën jetën në një sulm të veçantë në qytetin Balakliya. Një tjetër viktimë u raportua në Pavlohrad, ku sulmi shkaktoi gjithashtu zjarre në depot e disa kompanive logjistike.

Ndërkohë, në rajonin e Dnipropetrovskut, guvernatori lokal bëri të ditur se tre persona u vranë në një sulm të veçantë në qytetin Kamianske.

Sulmet vijnë në një periudhë kur Rusia ka intensifikuar goditjet ndaj infrastrukturës dhe objekteve strategjike në Ukrainë.

Top Channel