KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit, fitues shpallet Edmond Kaloshi
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Sarandë-Ksamil, në afërsi të vendit të quajtur Manastir.
Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga përplasja pati të plagosur. Menjëherë ka shkuar në vendngjarje ambulanca dhe shërbimet policore. Në urgjencën e Sarandës kanë shkuar dy të plagosur nga aksidenti.
Ata janë dy të huaj, Jove Pibrall Jove, 24 vjeç, dhe Catia Picac, 37 vjeçe, shtetas spanjollë, që ndodhen në Sarandë për turizëm.
Sipas bluzave të bardha, mësohet se 24-vjeçari Jove Pibrall Jove është goditur në mes dhe, për rrjedhojë, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërsa 37-vjeçarja Catia Picac është goditur në kokë, por do të trajtohet në spitalin e Sarandës.
Ende nuk ka informacion se cili ka qenë shkaku dhe autori i këtij aksidenti të trefishtë, me dy të huaj të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
Top Channel