Nahuel Molina vishet verdhekuq, Roma mbyll goditjen prej 18 milionë eurosh
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në derbin miqësor ndaj Milanit, i cili përfundoi në barazim 1-1 në Perth të Australisë.
Tekniku rumun vlerësoi përpjekjet e lojtarëve dhe theksoi se në këtë fazë të përgatitjeve rezultati nuk është prioriteti kryesor, por rritja fizike dhe përmirësimi i vazhdueshëm i ekipit.
“Shoh rritje. Djemtë po bëjnë shumë përpjekje dhe kemi punuar shumë gjatë ditëve të fundit. Tani për tani nuk jemi shumë të shqetësuar për rezultatet e ndeshjeve që luajmë, por duam të bëjmë një punë të mirë dhe mbi të gjitha të përmirësojmë formën tonë fizike”, u shpreh Chivu.
Trajneri i zikaltërve pranoi se disa lojtarë nuk janë ende në nivelin optimal fizik, por vlerësoi cilësinë e treguar në fushë.
“Disa lojtarë luajtën mirë dhe jemi të kënaqur me cilësinë që treguan, edhe pse nuk ishin në formën e tyre më të mirë dhe këmbët e tyre nuk ishin ende në nivelin e duhur”, tha ai.
Duke analizuar ndeshjen ndaj Milanit, Chivu pranoi se Interi pati disa vështirësi në fillim të takimit.
“Ndoshta patëm pak probleme në fillim për të gjetur hapësirat. Bëmë disa gabime në driblime dhe në daljet nga zona jonë, ndërsa ishim pak të nxituar në veprimet tona. Por edhe kundërshtari ishte shumë i mirë dhe na vendosi nën presion”, deklaroi trajneri i Interit.
Sipas tij, skuadra u përmirësua me kalimin e minutave dhe arriti të kontrollonte më mirë lojën.
“Sa më shumë kalonte koha, aq më shumë përmirësoheshim, gjetëm më shumë zgjidhje dhe mendoj se luajtëm një ndeshje mjaft të mirë”, përfundoi Chivu.
Top Channel