“Hetimi u hap pa baza”/ Shtëpia e Bardhë publikon dokumente të reja, akuzon FBI-në për çështjen ndaj Trump
Katër persona mbetën të plagosur në një sulmi në zonën e Covent Garden, në qendër të Londrës.
Policia Metropolitane bëri të ditur se autorja e dyshuar, një grua 47-vjeçare, është arrestuar.
Sipas autoriteteve, policia u njoftua për incidentin në Edel Street rreth orës 12:27 me orën lokale. Në vendngjarje u gjetën katër burra, të moshave 34, 39, 42 dhe 52 vjeç, të cilët kishin marrë plagë nga një mjet prerës.
Të plagosurve iu dha ndihma e parë në vendngjarje dhe më pas u transportuan në një qendër të specializuar për trajtimin e traumave.
Në një deklaratë të mëvonshme, Policia Metropolitane tha se hetimet janë ende në fazë fillestare, por dyshohet se ngjarja lidhet me probleme të shëndetit mendor të autores së dyshuar.
Autoritetet konfirmuan gjithashtu se në vendngjarje u sekuestrua një palë gërshërë, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë sulmit.
Top Channel