Përplasi për vdekje 7-vjeçarin pranë shkollës/ Producenti kërkoi ndryshimin e masës së “arrestit shtëpiak” që të merrte pjesë në Miss Globe në Tajlandë, Gjykata rrëzon kërkesën e Petri Bozo Tre organizatat kryesore të magjistratëve në vend kanë reaguar pas përfundimit të afatit të lënë nga Gjykata Kushtetuese për rregullimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Unioni i Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku theksojnë se Kuvendi nuk ka miratuar ndryshimet ligjore të kërkuara deri në datën 31 korrik 2026.
Sipas tyre, vendimi nr. 15, datë 17.02.2026 i Gjykatës Kushtetuese ka përcaktuar qartë kriteret për rregullimin e pagave të magjistratëve, pasi ndryshimet e mëparshme ligjore u konsideruan si cenim i statusit financiar të tyre përmes një uljeje të fshehur të pagës.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se Shoqatat e magjistratëve deklarojnë se mosveprimi i Kuvendit nuk krijon boshllëk ligjor, pasi Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar vetë mekanizmin që duhet të zbatohet në këtë rast.
Top Channel