Shuhet zjarri në një pallat në Vlorë, dyshohet se shkak është bërë shkëndija elektrike në ballkon
02/08/2026 12:56
Zjarrfikësit e Vlorës kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit që përfshiu një ambient ne një apartament në katin e tetë të një pallati në rrugën Transballkanike.
Sipas të dhënave, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në ballkon, ku kanë marrë flakë disa materiale plastike. Flakët dhe tymi i dendur krijuan rrezik për banorët e pallatit dhe alarmuan zonën.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua, duke shmangur përhapjen e tij në apartamentet e tjera. Megjithatë, tymi ka shkaktuar dëme në ambientet e apartamentit të prekur, si edhe në hapësirat e përbashkëta të pallatit.
Top Channel