Modriç kthehet te Milani, kroati 41-vjeçar i është bashkuar skuadrës kuqezi në turneun australian
Legjenda e futbollit, Dejan Saviçeviç, është ndalur te figura e ish-kapitenit të Milanit, Franco Baresi, duke e cilësuar si turp që një mbrojtës i atij niveli nuk e fitoi kurrë Topin e Artë.
Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ai bëri përgjegjëse edhe gazetarinë sportive të kohës, që nuk e vlerësoi gjenialitetin e tij në fushë.
Ish-sulmuesi theksoi se Baresi mbetet një fenomen absolut dhe i papërsëritshëm, ndryshe nga çdo mbrojtës tjetër në histori. Sipas tij, triumfet e mëvonshme të lojtarëve si Matthias Sammer apo Fabio Cannavaro nuk janë turp, por asnjëri prej tyre nuk zotëronte klasin dhe lidershipin e Baresit.
Deklarata ka risjellë në vëmendje debatin mbi padrejtësitë historike të Topit të Artë ndaj mbrojtësve.
Top Channel