VIDEO/ Shpërthen kamioni me eksploziv në Kolumbi, 14 të plagosur pranë një stacioni policie
Autoritetet marokene, me urdhër të Mbretit Mohammed VI, kanë vendosur t’i japin emrin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, një prej autostradave më të rëndësishme të vendit.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve MAP, rruga Tiznit-Dakhla do të quhet zyrtarisht “Autostrada Donald J. Trump”. Vendimi i është komunikuar presidentit amerikan përmes një letre të mbretit, të datës 2 korrik.
Mohammed VI shpjegoi se ky është një gjest falënderimi për vendimin e Trump në vitin 2020, kur SHBA njohu sovranitetin e Marokut mbi Saharanë Perëndimore, në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve mes Marokut dhe Izraelit.
Autostrada, me gjatësi rreth 1,055 kilometra, konsiderohet nga autoritetet marokene si infrastruktura rrugore më e gjatë në Afrikë. Projekti, që ende nuk ka përfunduar plotësisht, lidh qytetin e Tiznitit me Dakhla, duke kaluar nëpër Saharanë Perëndimore, dhe ka një kosto të vlerësuar prej afro 850 milionë eurosh.
Nga ana e tij, Donald Trump e falënderoi publikisht Mbretin Mohammed VI për këtë nderim. Në një postim në Truth Social, ai e cilësoi vendimin si një “nder të jashtëzakonshëm” dhe u shpreh se shpreson ta përshkojë një ditë të gjithë gjatësinë e autostradës.
“Thank you to Highly Respected Mohammed VI, the King of Morocco — Such a Great Honor! I look forward to traveling the entire length of this Great Highway someday, hopefully soon! President DONALD J. TRUMP” pic.twitter.com/WSYZoGFxzB
— Department of State (@StateDept) July 26, 2026
Sahara Perëndimore mbetet një territor i kontestuar, ku Maroku dhe Fronti Polisario kanë mosmarrëveshje prej dekadash për statusin e rajonit.
Top Channel