Mbreti pa Top të Artë/ Trofeun që Baresit bota ia mohoi, Berlusconi ia dhuroi. Në shtëpinë e tij qëndron ende një kopje origjinale e trofeut 31/07 08:51
“Flamur, kapiten, legjendë: numri 6 përgjithmonë! Udhëtim të mbarë, Franco”.
Me këto fjalë ka përshëndetur Franco Baresin zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, pas lajmit për ndarjen nga jeta të legjendës së Milanit.
Ish-futbollisti argjentinas publikoi në rrjetin social X një fotografi ku shfaqet së bashku me Baresin duke mbajtur një trofe të Champions League, duke i dhënë lamtumirën një prej figurave më të mëdha të futbollit italian.
Edhe pse përfaqësonin dy rivalët e mëdhenj të Milanos, respekti mes Zanettit dhe Baresit ka qenë gjithmonë i veçantë, duke kapërcyer rivalitetin sportiv mes Interit dhe Milanit.
Top Channel