Arman Durmishi po fiton gjithnjë e më shumë besimin e Luciano Spallettit te Juventusi.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare U-19 mori minuta të tjera me fanellën bardhezi në përballjen ndaj Nis, duke treguar edhe një herë cilësitë e tij.

18-vjeçari u hodh në fushë menjëherë pas pushimit mes pjesëve, në një moment kur Juventusi kryesonte me rezultatin 1-0. Talenti shqiptar u shfaq menjëherë aktiv në repartin ofensiv dhe kërkoi të ishte protagonist.

Në minutën e 72-të, pas një topi të gjatë nga Kalulu, Durmishi fitoi duelin me portierin kundërshtar përmes një driblimi të bukur, por nuk arriti ta finalizonte aksionin pasi goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit.

Pak minuta më pas, sulmuesi provoi të krijonte një tjetër rast për shokët e skuadrës, ndërsa në minutën e 80-të shpërtheu në aksion individual në drejtim të portës kundërshtare, por u ndal me faull nga mbrojtja e Nice.

Sfida përfundoi me fitoren 2-0 të skuadrës italiane, ndërsa Durmishi vijon të japë sinjale të mira dhe të konfirmojë se është një nga talentet më interesantë shqiptarë në futbollin europian.

Top Channel