Radhë kilometrike në pikën kufitare të Qafë Botës, pala greke raporton defekt në sistem, qytetarët mbeten të bllokuar Punonjës të administratës së Bashkisë Klos kanë protestuar kundër propozimit për riorganizimin territorial që parashikon shkrirjen e kësaj bashkie, duke bojkotuar punën.
Sipas raportimeve, administrata vendore kundërshton përfshirjen e Klosit në procesin e reformës administrativo-territoriale dhe kërkon rishikimin e vendimit.
Protestuesit kanë deklaruar se aksioni do të vijojë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga institucionet përgjegjëse.
“Kemi tepër të drejtë. Bashkia Klos duhet të funksionojë. Do të jetë më keq. Ata mund të kenë menduar se do të jetë për më mirë, por ne nuk kemi fare shpresë”, u shpreh një nhga banorët e zonës.
“Jam kundër këtij projekti për ndarjen e bashkive. Kjo është loja që bëjnë të dyja partitë bashkë”, tha një tjetër banor.
Reagime të ngjashme janë paralajmëruar edhe në bashkitë Belsh dhe Prrenjas, të cilat gjithashtu pritet të përfshihen në procesin e riorganizimit sipas propozimit të mazhorancës.
Një ditë më parë, protesta u zhvilluan edhe në Poliçan, ku disa qytetarë të lidhur me Partinë Socialiste dogjën teserat e anëtarësisë, ndërsa kreu i PS-së në këtë qytet dha dorëheqjen përpara protestuesve.
Top Channel