“Mos bëni zhurmë se…”/ Krimi në Ksamil, dëshmia e shokut të 20-vjeçarit: Vata më goditi me thikë në këmbë dhe më shau nga nëna, pastaj goditi në zemër Migelin Në këtë fund muaji vendi ynë është përballur me një tjetër valë çmimesh të larta të karburanteve duke u shtrenjtuar më tej.
Tensionet në Lindjen e Mesme kanë shtyrë çmimin e naftës në bursat ndërkombëtare rreth 90 dollarë për fuçi, duke sjellë valën e re të shtrenjtimit edhe në tregun vendas.
Kjo fundjavë i gjen drejtuesit e automjeteve përballë një tjetër rritjeje të çmimeve. Nafta është rritur me 8 lekë për litër, ndërsa benzina me 10 lekë. Një ndryshim që përkthehet menjëherë në më shumë kosto për çdo furnizim dhe për çdo kilometër të përshkuar.
Kjo rritje e çmimeve reflektohet edhe në bursën Platts të Mesdheut së cilës i referohemi. Në datë 27 korrik nafta u importua për 1311 dollarë për ton ndërsa në datë 30 korrik u zhdoganua për 1393 dollarë për ton. Në bursë nafta brent luhatet në vlerën e 90 dollarëve për fuçi.
Kjo rritje e çmimeve në këtë periudhë të sezonit turistik rëndon edhe më shumë xhepat e qytetarëve të cilët i përdorin automjetet e tyre me naftë apo benzinë për rrugë të gjata si pasojë e pushimeve. Ndonëse vërehet një rritje e vazhdueshme e çmimeve ende nuk ka një njoftim për ringritjen e bordit të transparencës nga Këshilli i Ministrave. Një situatë e tillë ka ngritur dhe shqetësimin e të shoqatave të transportit të cilat rikërkojnë subvencionimin.
Ndërkohë vendet e rajonit kanë ndërhyrë prej javësh tashmë për të zbutur goditjen te konsumatorët. Serbia riktheu tavanet për çmimet e karburanteve, ndërsa Mali i Zi uli përkohësisht akcizën, duke mbajtur çmimin e naftës rreth 1.65 euro për litër.
Nëse në vendet fqinje qeveritë kanë zgjedhur të ndërhyjnë për të zbutur efektet e shtrenjtimit, në Shqipëri barra fiskale vijon të mbetet një nga arsyet kryesore që karburanti kushton më shtrenjtë. Dhe për sa kohë tensionet në tregjet ndërkombëtare vazhdojnë, drejtuesit e mjeteve rrezikojnë të përballen me rritje të tjera të çmimeve.
Top Channel