Raphinha rikthehet te Barcelona, braziliani lë pas “makthin” e dëmtimit dhe nis përgatitjet me skuadrën
Ylli i Francës dhe Bayern Munich, Michael Olise, është bërë pjesë e vëmendjes së mediave gjatë pushimeve verore pas një videoje të publikuar nga reperi Izolan, ku futbollisti shfaqet në një festë në jaht.
Olise, 24 vjeç, po shijon pushimet pas një sezoni të ngarkuar dhe është filmuar duke qëndruar i ulur në kuvertën e një jahti, ndërsa rreth tij kishte muzikë, njerëz që kërcenin dhe atmosferë festive.
Në një moment të videos, një vajzë e veshur me bikini shfaqet duke kërcyer pranë futbollistit, ndërsa pamjet e shkurtra janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Michael Olise is making the most of his holiday 😭 pic.twitter.com/7ayiOAx7ah
— CentreGoals. (@centregoals) July 30, 2026
Sulmuesi i Bayern Munich shihet me syze dielli, një varëse argjendi dhe një orë të madhe, teksa qëndron i qetë në festën që zhvillohej në jaht. Sipas raportimeve, festa është zhvilluar në Turqi, ku shumë persona ishin mbledhur për të shijuar ditët me diell.
Videoja u publikua nga reperi Izolan në Instagram, ndërsa Olise nuk ka reaguar për pamjet.
Këto pushime vijnë pas një paraqitjeje të rëndësishme të Olises me kombëtaren franceze në Kupën e Botës. Futbollisti i Bayern-it vendosi rekord për numrin e asistimeve në historinë e turneut dhe Franca arriti deri në fazën gjysmëfinale, ku u eliminua nga Spanja, skuadra që më pas fitoi trofeun.
Pas eliminimit, Olise publikoi një mesazh emocional për tifozët francezë.
“Mosarritja për të sjellë trofeun në shtëpi është një zhgënjim i madh. Kjo nuk ishte mënyra se si e imagjinonim përfundimin e këtij Botërori”, shkroi ai.
Olise theksoi se ishte krenar për rekordin e asistimeve, por se dëshira më e madhe ishte të festonte triumfin me shokët e skuadrës, stafin dhe tifozët e Francës.
Ai gjithashtu falënderoi trajnerin e kombëtares për besimin dhe për grumbullimin e tij me ekipin kombëtar.
Top Channel