“Tani është radha jonë”, Trump urdhëron sulme drejt Iranit pas raketave ndaj bazave amerikane

30/07/2026 07:29

Shtetet e Bashkuara kanë nisur sulme ushtarake ndaj Iranit, pasi presidenti Donald Trump deklaroi se Uashingtoni do të përgjigjej pas sulmit të ndërprerë iranian ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur se sulmet nisën në orën 20:00 sipas kohës lindore amerikane dhe kanë në shënjestër objektiva ushtarake iraniane. “Sulmet janë një përgjigje e fuqishme ndaj përpjekjes së Iranit për të goditur forcat amerikane me bazë në Lindjen e Mesme“, thuhet në deklaratën e CENTCOM.

Pak para nisjes së sulmeve, Trump deklaroi nga Zyra Ovale se SHBA do ta godiste Iranin “shumë fort”. “Do t’i godasim shumë fort, sepse tani është radha jonë. Ata e dinë se çfarë po vjen“, u shpreh presidenti amerikan.

Të martën në mbrëmje, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit lëshoi disa raketa balistike drejt forcave amerikane në rajon. Ushtria e Jordanisë njoftoi se arriti të kapte pesë prej tyre, duke parandaluar goditjen e objektivave.

Top Channel