Tre vite në kërkim/ Diomande prova e radhës, Real Madrid thyen kasafortën për të gjetur një… Lamine Yamal
Raphinha është rikthyer i rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në muskulin e këmbës së djathtë.
Sulmuesi brazilian kishte humbur pjesën më të madhe të sezonit me Barcelonën për shkak të këtij problemi fizik, ndërsa gjatë Kupës së Botës arriti të luante vetëm dy ndeshje, përpara se të pësonte një tjetër dëmtim të të njëjtit muskul.
Megjithatë, tashmë duket se lojtari e ka lënë pas këtë shqetësim. Raphinha u bashkua me ekipin në qendrën stërvitore Saint George’s Park, ku u prit nga shokët e skuadrës me tunelin tradicional të goditjeve miqësore, një ritual i zakonshëm për lojtarët që rikthehen në grup.
Braziliani zhvilloi pjesën e parë të stërvitjes me ekipin, ndërsa më pas vijoi punën individualisht, për të rikuperuar gradualisht ritmin fizik.
Duke qenë se pjesa tjetër e skuadrës ka pothuajse dy javë që ka nisur përgatitjet, stafi teknik po tregohet i kujdesshëm me ngarkesën e Raphinhas, duke e rikthyer atë hap pas hapi në intensitetin maksimal.
Edhe seanca e mëngjesit u fokusua kryesisht te përgatitja fizike. Përgatitësi i ri atletik i ekipit të parë, Benjamin Kugel, drejtoi pjesën fillestare të punës, përpara se lojtarët të kalonin në ushtrime me topin.
Top Channel