Plas te Lazio, Gattuso përplaset keq me Kenneth Taylor dhe e përze nga stërvitja
Federata Italiane e Futbollit po finalizon ndërtimin e stafit të ri të Kombëtares, në kuadër të projektit për rikthimin e Italisë në majat e futbollit ndërkombëtar.
Pas emërimit të Roberto Mancinit dhe Claudio Ranierit në role kyçe, drejtuesit e FIGC-së janë pranë zyrtarizimit të Gabriele Orialit dhe Gianfranco Zolës në strukturën e ekipit kombëtar.
Sipas mediave italiane, Gabriele Oriali pritet të marrë rolin e menaxherit të ekipit, një detyrë që e ka ushtruar edhe më parë gjatë bashkëpunimit me Roberto Mancinin dhe Antonio Conten.
Ndërkohë, Gianfranco Zola pritet të ketë një rol koordinues mes ekipit të parë dhe kombëtareve të moshave, me synimin për të forcuar lidhjen mes të gjitha niveleve të futbollit italian në qendrën stërvitore të Covercianos.
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Giovanni Malagò, la të kuptohet se emërimet janë shumë pranë finalizimit.
“Për Zolën është gabim të them po, por edhe gabim të them jo. Ai është një figurë që do t’i shtonte vlerë projektit. Sa i përket Orialit, mendoj se do të rikthehet, por vendimi i takon trajnerit”, u shpreh Malagò për Sport Mediaset.
Top Channel