I shpërthen në dorë lënda artizanale teksa po peshkonte, humb jetën 65-vjeçari në Himarë
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka kërkuar që Gjykata e Lartë të shqyrtojë me përparësi masën e sigurimit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, duke theksuar se duhet të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij, nuk ekzistojnë më shkaqe për mbajtjen e Veliajt në burg dhe masa proporcionale është lirimi i tij, në mënyrë që të mund të ushtrojë detyrën si kryebashkiak.
“Gjykata e Lartë duhet të trajtojë ato që Kushtetuesja ka parashtruar. Vendimi proporcional është ai i lirimit dhe krijimi i mundësisë për të ushtruar detyrën e tij.
Nuk është vonesë e qëllimshme nga mbrojtja. Në të gjithë procesin, vetëm dy herë ka munguar. Ajo që po diskutojmë është masa e sigurimit. Ajo që ju po trajtoni është çështja e gjykimit në themel. Ne mendojmë të përqendrohemi te masa e sigurimit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe vendimi i Gjykatës së Lartë.
Kemi bërë dy kërkesa në Gjykatën e Lartë për ta përshpejtuar, për shkak të rëndësisë që ka personi, një kryetar bashkie në detyrë. Interesi është i dyfishtë: interesi i Erion Veliajt, si i çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, që kërkon lirinë kur nuk ka më asnjë shkak të mbahet në burg dhe ka të drejtën për të ushtruar detyrën e tij si kryebashkiak i Tiranës. Është e qartë se çfarë ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës dhe dëmet që i janë shkaktuar qytetit për shkak të kësaj mase”, tha Ndreca.
Top Channel