Zjarret ekstreme përfshijnë Evropën, ekspertët: Kontinenti po hyn në një realitet të ri klimatik Ushtria amerikane, në koordinim me Arabinë Saudite, ka sulmuar disa pozicione të milicive pro-iraniane në Irak.
Komanda Qendrore Amerikane njoftoi se sulmet kishin në shënjestër depo logjistike dhe magazina armësh. Uashingtoni dhe Riadi i akuzojnë milicitë për kryerjen e më shumë se 30 sulmeve me dronë gjatë 72 orëve të fundit, nën urdhrat e Gardës Revolucionare të Iranit.
Objektivat dyshohet se i përkisnin aleancës së milicive Hashd al-Shaabi. Burime pranë grupimit thanë se të paktën dhjetë luftëtarë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën.
Më herët, Irani lëshoi disa raketa balistike ndaj trupave amerikane në Lindjen e Mesme. Sipas CENTCOM-it, të gjitha raketat u interceptuan.
Objektivi i sulmit dyshohet se ishte një bazë amerikane në Jordani. Ushtria jordaneze deklaroi se rrëzoi pesë raketa, pa raportuar viktima. Përplasjet pasojnë gati dy javë sulmesh amerikane kundër Iranit.
Pauza e arritur të premten synonte t’u jepte mundësi negociatave, por sulmet e fundit rrezikojnë një përshkallëzim të ri të konfliktit.
Top Channel