Katari hap bursën e diamanteve, plan emergjence pas bllokadës së Hormuzit
I dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, pritet të udhëtojnë drejt Kievit për herë të parë, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Vendimi për vizitën u bë i ditur pas takimit të fundit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington.
Vizita shihet si një hap i rëndësishëm në ndryshimin e marrëdhënieve mes administratës amerikane dhe Kievit, pas një periudhe tensionesh dhe debatesh mbi qasjen e SHBA-së ndaj luftës.
Sipas burimeve pranë dy liderëve, Zelensky ka punuar për të bindur Trump se mbështetja për Ukrainën është në interes të Shteteve të Bashkuara dhe se një sukses diplomatik në këtë drejtim do të ishte i rëndësishëm për presidentin amerikan.
Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Trump është bërë më kritik ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe më i hapur ndaj vlerësimit të sukseseve të Ukrainës në fushëbetejë.
Megjithatë, një pjesë e mbështetësve të lëvizjes “Amerika e Para” vazhdojnë të jenë skeptikë për një angazhim afatgjatë të SHBA-së në mbështetje të Kievit.
Top Channel