Horror në Fancë, pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti
Mbi 63 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë rajonet qendrore të Spanjës, njoftoi Ministria e Brendshme.
Evakuimet kanë prekur zonat e Madridit, Toledos dhe Avilës, ndërsa autoritetet kanë pezulluar përkohësisht edhe punën e korrjes me makineri bujqësore për të shmangur rrezikun e përhapjes së flakëve.
Sipas ministres për Tranzicionin Ekologjik, Sara Aagesen, zjarri në provincën e Avilës ka djegur mbi 50 mijë hektarë tokë, duke u cilësuar si zjarri më i madh në historinë e Spanjës.
Vetëm në Avila, më shumë se 25 mijë banorë janë evakuuar, ndërsa mbi 8,700 të tjerë janë urdhëruar të qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre për shkak të rrezikut nga flakët.
Top Channel