Nga “Kapiteni” te legjenda, Franca ndalet për ditëlindjen e Lorik Canës
Performancat e Ernest Muçit me fanellën e Trabzonsporit kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.
Sulmuesi shqiptar raportohet se është në listën e dëshirave të Napolit në Serie A dhe Aston Villas në Premier League, të cilat kanë nisur kontaktet me klubin turk për situatën e tij.
Sipas mediave turke, të dy klubet kanë kërkuar informacion nga drejtuesit e Trabzonsporit në lidhje me kontratën dhe kushtet e mundshme të një transferimi për 24-vjeçarin shqiptar.
Muçi, i cili u transferua te Trabzonspori gjatë merkatos së verës për rreth 8.5 milionë euro, ka impresionuar me paraqitjet e tij dhe është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës turke.
Trabzonspor, megjithatë, nuk duket i gatshëm të ndahet lehtë nga ylli shqiptar. Klubi turk ka vendosur një çmim prej 20 milionë eurosh për kartonin e Muçit, duke synuar të realizojë një fitim të konsiderueshëm nga shitja e tij.
Trajneri i Trabzonsporit, Fatih Tekke, raportohet se dëshiron që Muçi të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe sezonin e ardhshëm. Tekniku turk e konsideron shqiptarin një element të rëndësishëm të planeve të tij, falë aftësisë për të luajtur si numër 10, por edhe në krahët e sulmit.
Nëse një klub do të pranojë të paguajë shumën e kërkuar prej 20 milionë eurosh, Trabzonspori do të siguronte një fitim prej rreth 11.5 milionë eurosh nga transferimi i Muçit.
Top Channel