Shtyrja e Panairit të 29-të të librit, reagon botuesi Frano Kulli: S’besoj se ka shëmbëlltyrë të ngjashme kund tjetër, që Krishtlindjet të kthehen në ditë pune
Pas më shumë se 40 vitesh të përkushtuara tek artizanati, Bruna Zguro ka hapur në Korçë atelienë “Arti në duart e gruas”, një hapësirë ku ndërthuren tradita, krijimtaria dhe punimet e dorës, por edhe një vend ku do të promovohen zanatet tradicionale dhe do të mbështeten artizanët vendas.
Nga qëndisjet tradicionale e deri te veshjet, çantat, aksesorët dhe suveniret, Bruna ka zgjeruar krijimtarinë e saj duke iu përshtatur kërkesave të kohës, pa hequr dorë nga puna artizanale. Çdo produkt është i punuar ose i personalizuar me dorë, duke ruajtur veçantinë dhe identitetin e tij.
Një pjesë e rëndësishme e angazhimit të saj mbetet edhe puna me fëmijët dhe të rinjtë, të cilët i nxit të mësojnë punimet e dorës dhe të ruajnë zanatet tradicionale, në një kohë kur teknologjia po i largon gjithnjë e më shumë nga këto profesione.
Përmes kësaj atelieje, Bruna Zguro synon të krijojë një hapësirë ku tradita shqiptare të vazhdojë të jetojë përmes punimeve të dorës, duke i dhënë një mundësi të re promovimit të artizanatit dhe përcjelljes së tij te brezat e ardhshëm.
Top Channel