Pas triumfit në Kupën e Botës vijnë vuajtjet, Rodri do t’i nënshtrohet një operacioni në shpinë

23/07/2026 18:24

Pas fitimit të Kupës së Botës me Spanjën, kapiteni i “La Roja”, Rodri Hernandez, do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpinë për të zgjidhur disa shqetësime të vogla fizike.

Sipas raportimit të The Athletic, bëhet fjalë për një operacion të lehtë, i cili ishte planifikuar prej kohësh dhe do të kryhet menjëherë pas përfundimit të angazhimeve të Spanjës në Botëror. Gjithashtu, pritet që kjo ndërhyrje të mos ndikojë në nisjen e sezonit të ri.

Pavarësisht shqetësimeve fizike, mesfushori 30-vjeçar zhvilloi një Kupë Bote të jashtëzakonshme, duke udhëhequr repartin e mesfushës së skuadrës së drejtuar nga Luis de la Fuente drejt titullit kampion. Paraqitjet e tij u shpërblyen edhe me çmimin “Lojtari më i Mirë i Turneut”.

Ndërkohë, e ardhmja e Rodrit vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në merkato. Mesfushorit i ka mbetur edhe një vit kontratë me Manchester Cityn, ndërsa spekulimet për një transferim të mundshëm te Real Madridi vazhdojnë të jenë të pranishme.

Sezoni i ri për Manchester Cityn do të nisë më 23 gusht, me sfidën e parë në Premier League ndaj Bournemouth, në një epokë të re për klubin anglez pas largimit të Pep Guardiolës nga stoli pas dhjetë vitesh.

Top Channel