Talenti i sulmit drejt rinovimit me Milanin, zbarkon në selinë e klubit për kontratën e re deri në vitin 2031
E ardhmja e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni, vazhdon të jetë objekt spekulimesh në merkaton e verës. Agjenti i tij, Tullio Tinti, ka lënë të hapur mundësinë e një largimi, edhe pse theksoi se aktualisht lojtari është i lumtur në Milano.
Në një intervistë për Sky Sport Italia, Tinti deklaroi: “Bastonit i kanë mbetur edhe dy vite kontratë me Interin. Ai i do këto ngjyra dhe për momentin nuk po mendon të transferohet në një klub tjetër.”
Megjithatë, ai nuk e përjashtoi një marrëveshje nëse plotësohen kushtet e duhura.
“Nëse në të ardhmen do të shfaqej një klub që do të kënaqte si Interin ashtu edhe lojtarin, atëherë mund të bisedonim. Por për momentin nuk ka asgjë konkrete që të tregojë se po zhvillohen negociata reale”.
Sipas raportimeve, Bastoni është një nga emrat që pëlqehet nga José Mourinho për përforcimin e repartit defensiv, megjithëse deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare.

Në këtë moment, skuadra e Mourinhos ka në dispozicion disa qendërmbrojtës, ndërsa çdo afrim i ri pritet të varet nga largimi i një lojtari nga ky repart. Për këtë arsye, çështja Bastoni mbetet në pritje deri në fund të merkatos.
Interi, nga ana tjetër, nuk e konsideron mbrojtësin të pashitshëm. Klubi italian është i gatshëm të dëgjojë oferta të rëndësishme, me vlerën e kartonit që raportohet të jetë rreth 70 milionë euro.
Bastoni është nën kontratë me Interin deri në vitin 2028 dhe konsiderohet një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A. Gjatë karrierës së tij ai ka fituar tre tituj kampionë të Italisë, disa trofe vendas dhe ka qenë pjesë e Italisë që fitoi Kampionatin Evropian.
Nëse situata në merkato ndryshon dhe krijohet hapësira për një transferim, emri i Bastonit pritet të mbetet një nga alternativat kryesore për përforcimin e mbrojtjes.
Top Channel