Sherr me fqinjët, dhunohet 60-vjeçari në Tropojë, transportohet në spital Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut.
Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, një betoniere ka rënë nga lartësia pasi është përplasur me ‘Audin’.
Nga aksidenti i rëndë ka humbur jetën një person që ndodhej në betoniere, ndërsa është plagosur edhe personi tjetër që ndodhej në mjetin e tonazhit të rëndë. Po ashtu nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i ‘Audit’.
Drejtuesi i mjetit ‘Audi’, 28-vjeçari Roland Nuri ndodhet në spital dhe sipas informacioneve paraprake është në gjendje stabël.
Policia sqaron se pas përplasjes betonierja ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.
Top Channel