Tour De France, polemika për testet antidoping të kryera natën, Armstrong: Vetëm në çiklizëm lejohet, po të ishte Messi…

20/07/2026 21:15

Në ditën e pushimit të Turit të Francës në çiklizëm kanë shpërthyer polemikat për testet antioping të kryera në orët e natës nga çiklistët. Tadej Pogacar dhe Jonas Vingegaard kryen kontrollet e tyre në natën mes të shtunës dhe të dieles dhe kjo solli edhe indinjatën.

Në etapën pas testit, atë të së dielës. Vingegaard u rrëzua dhe u detyrua të tërhiqej nga Turi për shkak të një frakture në klavikul me çiklistin që do t’i nënshtrohet edhe një opreacioni. Danezi u pyet nëse kontrolli antidoping në mes të natës ndikoi në rrëzimin e tij.

‘Sigurisht nuk më bëri mirë, por nuk është e mundur të thuash se ai kontroll ishte shkaku i incidentit-tha Vingegaard-mund të ketë ndikuar, por nuk dua ta ngarkoj të gjithë fajin te kjo. Rrëzimet janë pjesë e çiklizmit’.

Nën akuzë është ITA, organi i pavarur që menaxhon kontrollet antidoping dhe që iu është përgjigjur me një komunikatë të gjatë kritikave të marra: ‘ITA është e vetëdijshme se testet e kryera natën mund të shqetësojnë pushimin dhe rikuperimin e çiklistëve-theksohet në komunikatën e këtij organizmi për AFP-prandaj i është kushtua vëmendje e veçantë reduktimit për sa të jetë e mundur, impaktit të kontrolleve mbi çiklistët. Gjithsesi, ITA për llogari të UCI ka përgjegjësinë për të garantuar efikasitetin e programit antidoping’

Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’, ITA ka marrë një autorizim specifik nga një gjykatës  për të kryer kontrolle në mes të natës(në 02:00 të mëngjesit për Vingegaard, 05:00 për Pogacar), me këto orare që janë të mundshme vetëm në rastet e dyshimeve të forta apo të rrezikut të zhdukjes së provave.

Drejtori i Tour de France, Christian Prudhomme nuk ka marrë një posizion të qartë. ‘Të testosh sportistët në atë orë më duket shumë herët, por kemi luftuar me vite për të pasur një agjenci antidopong të pavarur dhe tani e kemi’-tha ai

Ndërkohë që shumë i ashpër është shfaqur ish çiklisti amerikan Lance Armstrong.

‘Askush nuk është kundër kontrolleve, por kështu del jashtë parametrit sportiv-tha Armstrong-të kryesh testet në orën 02:00 është çështje e të drejtave të njeriut, është një episod që të lë pa fjalë. Pse çiklizmi lejon këtë? Tour de France është gara më e lodhshme në botë dhe pushimi është thelbësor, nuk mendoj se UCI do të përfitojë nga sa ndodhi’.

Më pas, Armstrong bëri një paralelizëm me futbollin.

‘Çfarë do të ndodhte nëse do të shkonin t’i trokisnin në derë Lionel Messit në orën 02:00 natën para finales?-vijoi Armstrong-nuk do të lejoheshin, do të kishin marrë një refuzim kategorik. Në asnjë sport nuk tolerohen këto gjëra në çiklizëm, po’.

Top Channel