Shqiptari kaloi kufirin nga Kanadaja drejt SHBA me një motor uji dhe u fut ‘live’ në Facebook, autoritetet e zbulojnë pas një viti, e lokalizojnë… në burg 18/07 16:25
Kuvendi Kombëtar i protestës mbajti sot ditën e parë të punimeve, që u shoqërua nga disa episode tensionesh dhe përplasjesh.
Në një prej tyre ishte protagonist ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenisheri. Ky i fundit u fut në sallë dhe u ul në karriget e para, ku ishin pozicionuar organizatorët.
Pas pak çastesh, rojat e sigurisë hynë në sallë dhe e nxorën jashtë, por vetëm për momentin, pasi më pas Jenisheri u bind dhe u ul në fund të sallës duke dëgjuar.
Top Channel