Gjendet e pajetë një grua në Liqenin e Thatë, dyshohet se u hodh vetë në ujë
Policia Rrugore e Fierit ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin në akset rrugore interurbane, me fokus sjelljen e këmbësorëve dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Sipas policisë, kontrollet po kryhen me ndihmën e teknologjisë dhe synojnë jo vetëm ndëshkimin e shkelësve, por edhe ndërgjegjësimin e këmbësorëve për rëndësinë e përdorimit të nënkalimeve dhe mbikalimeve.
Autoritetet theksojnë se rrugët interurbane, për shkak të karakteristikave teknike dhe shpejtësisë së lartë të lëvizjes së mjeteve, paraqesin rrezik të lartë për jetën e këmbësorëve në rast të kalimit të rrugës jashtë vendeve të dedikuara.
Policia Rrugore Fier bën të ditur se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim dhe ndaj këmbësorëve që shkelin rregullat e qarkullimit do të vendosen masa administrative.
Në përfundim, policia apelon për më shumë kujdes dhe u bën thirrje qytetarëve të përdorin mbikalimet dhe vendkalimet e dedikuara, duke theksuar se “disa sekonda të kursyera nuk vlejnë sa jeta dhe siguria”. Sipas saj, respektimi i rregullave të qarkullimit është përgjegjësi e përbashkët dhe një faktor kyç në parandalimin e aksidenteve rrugore.
Top Channel