Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, ministrja serbe justifikohet: Ishte keqinterpretim. I kërkon falje Vuçiçit dhe qeverisë së Serbisë Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, duket se i është dorezuar kërkesave të përsëritura të SHBA-së dhe njoftoi se qeveria e tij qeveria po shqyrton mundësinë e përdorimit të gazit të lëngëzuar amerikan (LNG), përmes një bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Termocentralin e Vlorës.
Deklarata u bë gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e një parku solar me kapacitet prej 105 megavatësh në Rahovec.
“Synojmë përdorimin e thëngjillit në mënyrë më të përgjegjshme, me theks të veçantë te gazifikimi i tij, ndërsa po shqyrtojmë edhe mundësinë e përdorimit të gazit të lëngëzuar nga Shtetet e Bashkuara përmes bashkëpunimit me Shqipërinë në Termocentralin e Vlorës”, deklaroi Albin Kurti.
Kjo është hera e parë që kryeministri në detyrë ose një përfaqësues i qeverisë deklaron publikisht se Kosova po shqyrton mundësinë e përfshirjes në projektin amerikan të furnizimit me LNG, pas thirrjeve të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara. Qeveria në detyrë është përballur prej muajsh me kërkesa nga Ambasada amerikane në Prishtinë, Dhoma Ekonomike Amerikane, Dhoma Ekonomike e Kosovës dhe partitë opozitare për t’iu bashkuar projekteve rajonale të gazit amerikan.
Në fund të qershorit, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kishte deklaruar se Kosova nuk është kundër përdorimit të gazit të lëngëzuar amerikan dhe se kjo çështje do të trajtohej me seriozitet. Ajo kishte theksuar se qeveria vazhdon ta konsiderojë gazifikimin e thëngjillit si alternativën më të favorshme për vendin. Aktualisht, rreth 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga termocentralet me thëngjill, ndërsa vetëm rreth 10 për qind sigurohet nga burimet e ripërtëritshme, si energjia hidrike, ajo e erës dhe diellit. Për të përballuar kërkesën, veçanërisht gjatë muajve të dimrit dhe verës, vendi mbështetet edhe në importin e energjisë elektrike.
Dhoma Ekonomike Amerikane dhe Dhoma Ekonomike e Kosovës kishin paralajmëruar se mospërfshirja në projektet rajonale të LNG-së mund të ndikojë negativisht në partneritetin strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Top Channel