Digjet biznesi në qendër të Elbasanit, dyshohet për shkëndijë elektrike

16/07/2026 10:45

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit.

Zjarri është konstatuar në ambientet e brendshme të dyqanit, ndërsa dyshohet paraprakisht se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e një prej pajisjeve që ndodhej në përdorim.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, flakët u izoluan dhe u shuan në kohë, duke shmangur përhapjen e tyre në objektet përreth. Megjithëse dëmet materiale në biznes janë të konsiderueshme, fatmirësisht dy bizneset ngjitur, një pikë këmbimi valutor (exchange) dhe një agjenci udhëtimi, nuk kanë pësuar dëmtime.

Në vendngjarje mbërritën edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarrit.

Top Channel