Sekuestrohen 111 kg kokainë të fshehura në kabinën e kamionit. Në pranga tre persona në Itali, mes tyre një shqiptar Për t’i paraprirë zjarreve dhe për të mbrojtur pyjet në këto temperatura të larta, Prefektura e Tiranës bashkë me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, Drejtorinë e Zjarrfikësve kanë nisur të hapin korridore pyjore që të kalojnë zjarrfikëset në gjurmët ekzistuese të rrugëve që kohë më parë janë përdorur nga ushtria.
Në të gjithë qarkun e Tiranës është miratuar një plan për hapjen e 150 kilometrave rrugë pyjore dhe po aq degëzime. Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari kërkon ndëshkimin e kujtdo që nga pakujdesia apo në mënyrë të qëllimshme qëndron pas zjarreve.
Drejtori i Zjarrfikëseve ka një thirrje për banorët e fshatrave dhe zonave pyjore
“Dy janë të rëndësishme këtë verë: hapja e korridoreve pyjore dhe organizimi vullnetar. Nga qershori deri në shtator nuk duhet të përdorin zjarre për djegie mbeturinash pasi në këto temperatura merr përmasa”, u shpreh drejtori i zjarrfikësve Shkëlqim Goxhaj.
Javën që vjen nis hapja e rrugëve autopyjore në zonën Bërxhitë – Petrelë – Pëllumbas dhe Zall-Herr – Herras – Zall-Bastar. Këto rrugë mund të përdoren edhe nga turistët që duan të frekuentojnë këto zona kodrinore.
Top Channel