“Kokë më kokë” me Flamur Nokën për numrin dy të PD-së, Saimir Korreshi thyen heshtjen: Nuk më detyroi njeri, s’ka nevojë për fushatë se më njohin

15/07/2026 18:21

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka reaguar për herë të parë pas vendimit për kandidimin për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, raporton se Korreshi është shprehur se ka qenë një vendim i ditës së sotme, për numrin 2 të Partisë Demokratike.

Korreshi: Është vendim i ditës së sotme.

Gazetarët: Vendim i juaji?

Korreshi: Nuk më detyroi njeri. Nuk ka nevojë për fushatë, na njohin. Lobimi është ajo çka ne përfaqësojmë me njëri-tjetrin. Të gjithë e dinë, nëse ka ardhur koha që do ndryshojë, do ndryshojë.

Gazetarët: Çfarë do bënit nëse do ishit numri 2.

Korreshi: Të mbarojë njëherë votimi.

Zgjedhjet e PD duan edhe pak të fillojnë, teksa Top Channel ka mësuar më parë se gara për numrin 2 të Partisë Demokratike do të jetë mes Flamur Nokës dhe Saimir Korreshit.

Siç mëson gazetarja Elda Menga, ndonëse në selinë blu u lakua emri i Blendi Himçit si sfidant i mundshëm i Flamur Nokës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, në fletën e votimit rivali i tij do jetë deputeti Saimir Korreshi.

 

Top Channel