Tjetër test miqësor për kampionët e Kategorisë së Parë, Laçi provon veten me Besëlidhjen para startit
14/07/2026 09:58
Laçi ka konfirmuar zhvillimin e një tjetër ndeshjeje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri të Kategorisë Superiore.
Bardhezinjtë do të përballen me Besëlidhjen të shtunën, më 18 korrik, duke nisur nga ora 17:30, në stadiumin “Laçi”.

Kujtojmë se Laçi rikthehet në elitën e futbollit shqiptar pasi u shpall kampion i Kategorisë së Parë në sezonin e kaluar, duke siguruar ngjitjen në Superiore.
Takimi ndaj Besëlidhjes do t’i shërbejë stafit teknik për të testuar gjendjen e skuadrës dhe për të vijuar konsolidimin e grupit përpara startit të kampionatit.
Top Channel