Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të martë në Unazën e Madhe afër liqenit të Tiranës.

Një makinë është përplasur në një motor. Nga fotoja e siguruar nga Top Channel, shihet një person i shtrirë në tokë.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e plota të ngjarjes, ndërsa pritet njoftimi nga uniformat blu.

Top Channel