Prej 7 orësh të bllokuar në tragetin Durrës-Bari, defekti pengon daljen e automjeteve dhe kamionëve

13/07/2026 14:45

Prej afro 7 orësh, pasagjerë, kamionë dhe automjete janë bllokuar në tragetin e linjës Durrës-Bari.

Trageti mbërriti në kohë në portin e Barit, në orën 08:00 të mëngjesit, por edhe në këto momente automjetet dhe kamionët vijojnë të qëndrojnë në traget, pasi është prishur rampa e brendshme. ?Kjo situatë ka shkaktuar shumë pakënaqësi te pasagjerët që nuk mund të dalin nga trageti pa mjetet e tyre.

Sipas informacioneve, situata pritet të zgjasë, pasi po pritet mbërritja e teknikëve nga Napoli për të zgjidhur problemin.

Top Channel