Partizani mbetet pa drejtor sportiv, Agim Ibrahimi jep dorëheqjen pas vetëm disa muajsh bashkëpunim. Zbardhen prapaskenat
Gjyqtarët shqiptarë do të jenë protagonistë në një nga sfidat e kthimit të turit të parë të Ligës së Kampioneve.
UEFA ka përzgjedhur një grup prej gjashtë arbitrash shqiptarë për të drejtuar përballjen mes Iberia Tbilisi dhe Flora Tallinn, duel që pritet me interes të madh pas rezultatit të ngushtë në ndeshjen e parë.
Takimi do të zhvillohet të martën në stadiumin e Tbilisit, në Gjeorgji, ku skuadra vendase do të kërkojë të mbrojë avantazhin pas fitores 3-2 në transfertë ndaj ekipit estonez.
Për këtë përballje të rëndësishme, drejtësia në fushë do t’i besohet arbitrit shqiptar Florian Lata, i cili do të ketë si ndihmës Marjus Qosen dhe Fatmir Lamën.
Në rolin e gjyqtarit të katërt do të jetë Kreshnik Cjapi, ndërsa për shkak se kompeticioni përdor sistemin VAR që në fazat e para, edhe dhoma e teknologjisë do të drejtohet nga shqiptarë.
Në VAR do të jetë Albert Doda, ndërsa përgjegjës për AVAR do të jetë Kreshnik Bajramaj.
Top Channel