Marc Marquez është “ringjallur”, piloti spanjoll dominon Gjermaninë dhe i afrohet akoma më shumë kreut të kampionatit
Ajo që duhet të ishte një fundjavë feste në botën e motoçiklizmit u shndërrua në një tragjedi. Ditën e shtunë, në Brno 2 pilotë 33 dhe 44 vjeç humbën jetën në një aksident të tmerrëshëm në Alpe Adria International Motorcycle Championship.
Bëhet fjalë për Philipp Steinmayr e Adrian Rus, të cilët pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, nuk mundën dot të mbijetonin. Pilori austriak kishte marrë plagë që rezultuan menjëherë fatale, ndërsa rumuni Rus u transportua në spital dhe aty ndërroi jetë.
Sipas asaj që publikojnë media të ndryshme, aksidenti ndodhi gjatë startit të garës të kategorive Stk1000 e Superbike. Steinmayr u detyrua të ndalonte në pistë për shkak të një problemi teknik dhe u godit nga Rus që po vinte nga vendet e fundit të startit të garës dhe nuk mundi të bëjë dot asgjë për të evituar përplasjen.
Aktivitetet e parashikuara për pjesën e mbetur të fundjavës u anuluan menjëherë nga organizatorët. FIM Europe, l’Alpe Adria Motorcycle Union, AAcademye dhe l’Automotodrom Brno shprehën ngushëllimet e tyre për familjarët, miqtë, skuadrat dhe të gjitha personat pranë pilotëve të ndjerë.
Top Channel