Turneu i Wimbledon, Noskova mposht Muchovën dhe fiton titullin e parë Grand Slam në karrierë
Marc Marqurz nuk iu lë as thërrimet rivalëve të tij në Sachsering. Piloti spanjoll pasi ftoi pole position, triumfoi edhe në Garën Sprint, e dyta radhazi në pistën gjermane duke u shndërruar në mbretin e garave të shkurtra teksa e çoi në 19 numrin total të sukseseve.
I nisur nga vendi i parë, Marc Marquez e ruajti kryesimin në këtë garë në të 15 xhirot e kësaj gare duke lënë pas vetes vëllain e tij Alex, ndërkohë që podiumin e kësaj gare e plotësoi Fabio Di Giannantonio, i njëjti klasifikim si në provat zyrtare.
Klasifikimi vijon me Ai Ogura në vendin e katërt dhe Raul Fernandez në të pestin. Lideri i kampionatit, Jorge Martin nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë duke lënë në të 7, Francesco Bagnaia i cili e nisi garën nga vendi i 11. Marco Bezzechi nuk mori pjesë në Garën Sprint pasi pësoi një fraktur në klavikul pas një rrëzimi të pësuar gjatë kualifikueseve të garës.
Në përfundim të Garës Sprint, Jorge Martin vazhdon të kryesojë në renditjen e përgjithshme me 197 pikë duke iu shkëputur pak më shumë Bezzecchit që mbetet në vendin e dytë me 186 pikë. Fabio Di Giannantonio është i treti me vetëm 2 pikë më pak se Bezzecchi ndërkohë që është afruar ndjeshëm edhe Marc Marquez që është ngjitur në 165 pikë në vendin e pestë pas Ogurës në të katërtin me vetëm 9 pikë më shumë se spanjolli.
Top Channel