Tronditëse në Korçë, i moshuari i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i banesës

09/07/2026 12:35

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen 15 të qytetit të Korçës, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i tretë i banesës.

Sipas informacioneve paraprake, 84-vjeçari, Abidin Bilbili, jetonte i vetëm në banesë dhe dyshohet se është hedhur nga ballkoni. Për shkak të plagëve të marra, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

I moshuari që është hedhur nga ballkoni, dy muaj më parë ka humbur bashkëshorten. Kjo mund të ketë ndikuar në aktin e rëndë ditën e sotme.

Top Channel