Atentati me një viktimë në Laç, policia shoqëron disa persona: Mund të kenë dijeni për ngjarjen
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka pezulluar nga detyra disa efektivë policie në Sarandë pas pulikimit të një videoje ku dëgjohen duke bërë komente jo etike ndaj dy turisteve që kalonin në rrugë.
Në një njoftim zyrtar, AMP bën me dije se ka vendosur pezullimin e përkohshëm të punonjësve që pretendohet se shfaqen në video, ndërsa ka nisur procedimin disiplinor për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
“Lidhur me publikimin në rrjetet sociale të një videoje, në të cilën pretendohet se janë të përfshirë disa punonjës të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në qytetin e Sarandës, ju informojmë si më poshtë:
Në datë 11.06.2026, punonjësit e AMP-së ndodheshin në qytetin e Sarandës, së bashku me punonjës të Policisë së Shtetit, në kuadër të zbatimit të urdhrit të prokurorit, të nxjerrë mbi bazën e vendimit të gjykatës, për kontrollin e banesës së punonjësit të policisë Ajdin Islamaj.
Shtetasi në fjalë është person nën hetim në kuadër të procedimit penal nr. 304/2026, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masë sigurimi. Gjatë veprimeve për ekzekutimin e urdhrit të kontrollit, punonjësi i policisë fillimisht ka kundërshtuar dhe ka refuzuar të hapë derën e banesës për ushtrimin e kontrollit.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka marrë masën e pezullimit të përkohshëm të punonjësve të pretenduar si të përfshirë në video dhe ka nisur procedimin disiplinor për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njëkohësisht, po kryhen veprimet e para procedurale dhe materialet përkatëse do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme sipas kompetencës”, njofton AMP.
Top Channel