Policia ka reaguar në lidhje me vrasjen që ndodhi ditën e sotme në Shkodër, ku burri i mori jetën bashkëshortes.

Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi 62 vjeç Shtjefen Ziçi, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen Bardhe Ziçi, rreth 55 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, Shtjefen Ziçin, i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel