Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh me motor.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë lëvizjes në rrugë, një kalë u ka dalë papritur përpara, duke bërë që drejtuesi të humbte kontrollin e motorit. Si pasojë, burri dhe gruaja janë rrëzuar dhe kanë pësuar lëndime.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Gramshit dhe ambulanca, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë bërë transportimin e të plagosurve drejt Spitalit të Gramshit.

Pas rreth një ore nën kujdesin e mjekëve, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, çifti është transportuar me ambulancë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Top Channel