Bernard Berisha është zyrtarisht futbollist i Tiranës. Klubi kryeqytetas ka njoftuar transferimin e lojtarit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke konfirmuar afrimin e një prej emrave më të njohur të futbollit shqiptar.

Mesfushori 34-vjeçar bashkohet me bardheblutë pas largimit nga Dinamo, ku aventura e tij nuk shkoi sipas pritshmërive. Pas një periudhe të shkurtër te skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, Berisha ka vendosur të vijojë karrierën te rivalët e kryeqytetit.

Tirana synon që eksperienca dhe cilësitë e Berishës të japin më shumë alternativa në repartin ofensiv, ndërsa lojtari rikthehet në kampionatin shqiptar me objektiva të reja.

Top Channel