Messi vendos rekord historik në Kupën e Botës, i pari futbollist që shënon në gjashtë ndeshje radhazi të fazës me eliminim direkt

07/07/2026 21:40

Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror. Me golin e realizuar ndaj Egjiptit në Kupën e Botës 2026, kapiteni i Argjentinës është bërë futbollisti i parë në histori që shënon në gjashtë ndeshje radhazi të fazës me eliminim direkt në një Botëror.

Seria historike e golave të Messit nisi në Kupën e Botës 2022 në Katar, ku ai gjeti rrugën e rrjetës ndaj Australisë, Holandës, Kroacisë dhe Francës në finale. Rekordi vazhdoi edhe në edicionin e vitit 2026, me gola kundër Kepit të Gjelbër dhe Egjiptit.

Ndeshjet në të cilat Messi ka shënuar janë:

Australia (Botërori 2022)
Holanda (Botërori 2022)
Kroacia (Botërori 2022)
Franca-finalja e Botërorit 2022
Kepi i Gjelbër (Botërori 2026)
Egjipti (Botërori 2026)

Me këtë arritje, ylli argjentinas lë pas rekordin e mëparshëm prej pesë ndeshjesh radhazi, të mbajtur nga braziliani Leónidas, hungarezi György Sárosi dhe braziliani Vavá.

Edhe një herë, Messi konfirmon statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke vendosur një rekord që pritet të jetë i vështirë për t’u thyer.

Top Channel