Ruben Amorim zbret në Milano: “Këtu fitorja është detyrim, jam gati për sfidën.”
Autoritetet italiane kanë zhvilluar kontrolle në zyrat e Barit, Napolit dhe kompanisë Filmauro srl, në kuadër të një hetimi të Guardia di Finanza, të koordinuar nga Prokuroria e Barit.
Nën hetim janë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, dhe djali i tij, Luigi De Laurentiis, ish-administrator i vetëm i SSC Bari. Ata dyshohen për deklarime të rreme në pasqyrat financiare të klubit Bari për vitin 2024, si edhe për falimentim mashtrues në lidhje me procedurat e likuidimit të klubit.
Sipas Guardia di Finanza, hetimi bazohet në analizën e detajuar të bilanceve financiare, raporteve të menaxhimit dhe dokumentacionit kontabël të SSC Bari, të mbështetur edhe nga ekspertiza teknike.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se klubi ka regjistruar humbje sistematike prej rreth 30 milionë eurosh gjatë periudhës 2019-2025. Gjithashtu, hetuesit pretendojnë se Bari përballet me një deficit të konsiderueshëm kapitali dhe një nivel të lartë borxhesh, pa një plan konkret për rimëkëmbjen financiare.
Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet italiane po shqyrtojnë përgjegjësitë e mundshme të drejtuesve të klubit në administrimin financiar të SSC Bari.
Top Channel