Ndryshojnë planet për udhëtimet në Europë, sistemi i ri i autorizimit online shtyhet pas kaosit në kufijtë e BE-së
Një grua ka akuzuar kandidatin demokrat për Senatin amerikan në Maine, Graham Platner, se e ka përdhunuar në vitin 2021. Platner i ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar ato si të pavërteta.
Jenny Racicot, 41 vjeç, tha për CNN se ngjarja ka ndodhur në fund të vitit 2021, kur Platner kishte shkuar në shtëpinë e saj edhe pse ajo i kishte kërkuar të mos vinte. Sipas saj, ai ishte shumë i dehur dhe kreu marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.
Racicot tha se nuk e raportoi rastin në polici në atë kohë dhe ndërpreu kontaktin me Platner pas incidentit. Ajo deklaroi se sot e konsideron ngjarjen përdhunim. “Po, absolutisht”, tha ajo kur u pyet nëse e cilësonte sulm seksual.
Fushata e Graham Platner ka reaguar duke mohuar akuzat. Në një deklaratë thuhet se pretendimet janë “shumë serioze”, por se kandidati i mohon ato me forcë. Platner publikoi edhe një video ku tha se do të merrte kohë për të reflektuar mbi vazhdimin e fushatës, duke theksuar se raportimi për të nuk pasqyron realitetin.
Racicot thotë se vendosi të flasë publikisht për shkak të shqetësimit të saj për procesin zgjedhor dhe për t’u dhënë votuesve më shumë informacion për kandidatin.
Akuzat vijnë në një moment të rëndësishëm për Platner, i cili është një nga kandidatët kryesorë demokratë në garën për Senatin në Maine. Më herët gjatë fushatës, ai është përballur edhe me kritika të tjera për sjellje të së kaluarës, përfshirë probleme me alkoolin dhe një tatuazh me simbolikë naziste, për të cilin ka thënë se nuk e kuptonte domethënien kur e bëri dhe se më pas e mbuloi.
Top Channel