Aksident në zonën e ish-Kënetës, motori del nga rruga dhe përfundon në kanal, një i plagosur
07/07/2026 09:23
Një aksident ka ndodhur natën e kaluar, në zonën e ish-Kënetës, ku një motor me dy persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit, njëri prej tyre u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Ngjarja ndodhi në rrugën Vala e detit dhe sipas banorëve në zonë, aksidentet në këtë rrugë dhe të tjera përgjatë kanalit kryesor favorizohen dhe nga mungesa e ndriçimit publik dhe e sinjalistikës rrugore, probleme që prej vitesh shqetësojnë banorët e kësaj zone.
Top Channel