Stina e zjarreve/ Ndezja e tyre në natyrë e ndaluar, këshillat për qytetarët
06/07/2026 13:20
Rritja e temperaturave në nivele ekstreme rrit rrezikun për zjarre sidomos në pyje.
Ekipet zjarrfikëseve në Elbasan kanë kaluar në gatishmëri të shtuar duke u pozicionua në disa pika në qytet, por edhe duke shtuar kapacitetet në mjete.
Specialistët e zjarrfikëses këshillojnë kujdes të shtuar edhe në ambientet familjare, por sidomos në pyje. Është e ndaluar dhe e dënueshme ndezja e zjarreve.
Ndërkohë pas zjarreve të çdo vere, Kodër Krasta është pajisur me hidrantë për një ndërhyrje më të shpejtë dhe më efikase e po ashtu edhe në shumë rrugë në qytet po vendosen hidrantët.
Top Channel