Foto/ Ekzekutohet shqiptari në Suedi, dyshohet se u vra me armë nga bandat kriminale Banorët e krahinës së Nikaj-Mërturit në Tropojë protestuan sot kundër projektit të KESH që parashikon ndërtimin e tre digave në lumin e Mërturit.
Punimet për këtë projekt nisën rreth tre javë më parë, teksa sipas banorëve nuk ka pasur pa asnjë konsultim paraprak ndaj tyre.
Njësia Administrative e Lekbibajt kishte njoftuar fillimisht një dëgjesë publike për datën 29 qershor, e cila më pas u shty për datën 5 korrik, të njëjtën ditë me protestën e planifikuar nga banorët.
Për shkak të mobilizimit të komunitetit, dëgjesa u anulua duke i lënë vendin protestës. Ndërsa Administratori i Njësisë Administrative iu bashkua banorëve në protestë ku u shpreh se do të qëndrojë në krah të tyre për të kërkuar transparencë mbi projektin.
Banorët e zonës u shprehën se kjo që po i ndodh krahinës së tyre është një ndërhyrje kundër vullnetit dhe vizionit të banorëve për zhvillimin e turizmit në zone dhe janë të bindur që kjo nuk është në të mirë të natyrës dhe as të banorëve.
Vetëm një ditë përpara protestës së sotme, makineritë e punimeve u larguan nga shtrati i lumit. Megjithatë, banorët vendosën të vijojnë me protestën e planifikuar, duke u shprehur të vendosur për të mbrojtur lumin e Mërturit.
Në vetëm pak ditë, fadromat kanë tjetërsuar më shumë se 1 km të shtratit të lumit të Mërturit, duke devijuar rrjedhën dhe krijuar rrugë aksesi për makineritë.
Krahina e Nikaj-Mërturit gëzon statusin e Parkut Natyror Rajonal që prej vitit 2014 dhe gjendet në zemër të Alpeve Shqiptare. Ky lumë që deri më sot mbetet një nga arteriet ujore më pak të cenuara të Alpeve Shqiptare dhe bukuritë e rralla natyrore të vendit.
Top Channel